Ndërlidhjet

Uashington: Obama e priti presidentin kinez


Barack Obama dhe Xi Jinping gjatë ceremonisë së pritjes në Shtëpinë e Bardhë
Barack Obama dhe Xi Jinping gjatë ceremonisë së pritjes në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, sot e ka pritur presidentin e Kinës, Xi Jinping, në Shtëpinë e Bardhë, në vizitën e tij të parë në Amerikë.

Obama tha se ai dhe Xi do t’i shqyrtojnë “hapur” dallimet e tyre për çështjen e spiunimit kibernetik dhe të drejtave të njeriut, derisa i uroi mirëseardhje zotit Xi në Shtëpinë e Bardhë, me nderime të plota shtetërore, përfshirë edhe të shtënat artilerike të nderit.

Liderët e dy vendeve me ekonomitë më të mëdha në botë, pritet të diskutojnë për këto çështje në takime private pas ceremonisë së pritjes.

Obama tha se vizita e zotit Xi reflekton historinë e “miqësisë dhe bashkëpunimit” ndërmjet dy vendeve.

XS
SM
MD
LG