Ndërlidhjet

Kroacia hap kufirin me Serbinë


Foto arkivi.
Foto arkivi.

Kroacia ka hequr bllokadën e vendosur me Serbinë, duke i thënë fund kështu bllokadës tregtare, të cilën këto dy vende e kishin vendosur, si rezultat i fluksit të migrantëve, nga Lindja e Mesme.

Ministri i brendshëm i Kroacisë Ranko Ostojic ka thënë se “të gjitha veturat pavarësisht tabelave të regjistrimit, mund të hynë në Kroaci."

Kriza ka filluar kur Hungaria e mbylli kufirin me Serbinë, duke i lënë dhjetëra mijëra migrantë të bllokuar në Serbi.

Pastaj, ata filluan të lëvizin nëpër Kroaci dhe Slloveni, në rrugën e tyre për në shtetet më të pasura në pjesën veriperëndimore të Evropës.

Kroacia pat thënë se nuk mund ta përballoj fluksin e migrantëve dhe e mbylli kufirin e saj me Serbinë.

XS
SM
MD
LG