Ndërlidhjet

Thaçi në Nju Jork, do të lobojë për njohje


Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, planifikon të shfrytëzojë vizitën në Nju Jork për të lobuar për njohje të reja të shtetit.

Thaçi do të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, të cilat nisin të hënën dhe zgjasin deri më 3 tetor.

“Do të kemi takime me zyrtarë të OKB-së, të BE-së, të Departamentit të Shtetit. Shumë mundësi për të lobuar për njohje të reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

Kosova, e cila ka shpallur pavarësinë në shkurt të vitit 2008, nuk është njohur ende nga pesë vende të Bashkimit Evropian.

XS
SM
MD
LG