Ndërlidhjet

Malala: Kemi humbur humanitetin!


OKB
OKB

Laureatja e Çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai, u ka bërë thirrje udhëheqësve botërorë që të bëjnë më shumë për zgjidhjen e krizës në Siri.

Duke iu adresuar Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, aktivistja pakistaneze për edukimin e vajzave ka thënë se është tmerruar nga fotografia e Aylan Kurdit, fëmijës sirian, i cili është gjetur i mbytur në një plazh të Turqisë, në fillim të këtij muaji.

Imazhi tronditës i fëmijës është bërë ikonë e krizës me refugjatë.

“Kemi humbur humanitetin atë ditë… një fëmijë nuk ka qenë i mirëpritur askund. Është e rëndësishme që njerëzit të hapin zemrat e tyre dhe tokat e tyre për njerëzit që kanë nevojë për më shumë mbështetje”, ka thënë Malala Yousafzai.

XS
SM
MD
LG