Ndërlidhjet

Irani i kërkon Arabisë S. t’ia gjejë shtetasit e zhdukur


Arabi Saudite
Arabi Saudite

Irani ka kërkuar nga Arabia Saudite që t’i gjejë qindra shtetas të tij, që mbeten të zhdukur nga tragjedia në haxh.

Sipas zyrtarëve në Teheran, 136 iranianë kanë vdekur dhe 102 janë plagosur.

Organizata iraniane e haxhit Said Ohadi ka thënë të shtunën se 344 iranianë vazhdojnë të mbesin të zhdukur.

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir Abdollahian, ka thënë se lista e të zhdukurve u është dorëzuar autoriteteve saudite.

Së paku 769 njerëz kanë vdekur gjatë pelegrinazhit të haxhit në Luginën Mina pranë Mekës, si pasojë e rrëmujës së dhunshme.

XS
SM
MD
LG