Ndërlidhjet

Irani: Arabia S. të kërkojë falje për rrëmujën


Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka thënë se Arabia Saudite duhet të kërkojë falje për rrëmujën vdekjeprurëse gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Mekë.

Komentet e tij vijnë pasi presidenti i Iranit, Hasan Rohani, ka kërkuar hetime të incidentit, gjatë një fjalimi në Kombet e Bashkuara.

Arabia Saudite ka thënë se Irani po bën politikë me tragjedinë.

Së paku 769 njerëz kanë vdekur në rrëmujën e së enjtes, mbi 120 prej tyre nga Irani.

Ky ka qenë incidenti më vdekjeprurës në Haxh që 25 vjet.

XS
SM
MD
LG