Ndërlidhjet

Prokurorët azerbajxhanas hetojnë një gazetar të REL-it


Islam Shikhali
Islam Shikhali

Policia në Baku ka kërkuar apartamentin e një gazetari të Radios Evropa e Lirë, Shërbimi i Azerbajxhanit.

Bastisja në banesen me qira të Islam Shikhalit ka të bëjë me akuzat për evazion fiskal.

Një fletore e Shikhalit, video-kamera, mkrofoni, telefoni mobil, të gjitha çeqet bankare dhe karta e tij e identitetit janë konfiskuar.

Të gjitha dokumentet personale, përveç pasaportës, i janë kthyer më vonë gazetarit.

Gjatë bastisjes, Shikhali nuk ka qenë në shtëpi dhe shoku i tij i banimit, Orkhan Rustamzade, është dërguar në Zyrën e Prokurorit, ku është marrë në pyetje për rreth dy orë.

Rustamzade është liruar dhe i është kërkuar t’i thotë Shikhalit se ai është ftuar në prokurori më 28 shtator.

XS
SM
MD
LG