Ndërlidhjet

IS-i sulmon forcat afgane të sigurisë


Afganistan
Afganistan

Së paku 300 militantë të Shtetit Islamik kanë sulmuar postblloqe të sigurisë në lindje të Afganistanit, në një sulm të koordinuar.

Dy policë janë vrarë në sulmet që po vazhdojnë në provincën Nangarhar, raporton BBC, duke u thirrur në një zyrtar lokal.

Sipas burimit të njëjtë, forcat qeveritare u kanë rezistuar sulmeve në qarkun Açin dhe kanë vrarë 60 militantë.

Haji Ghalib, guvernator i Açinit, i ka thënë agjencisë AFP se dhjetë postblloqe janë sulmuar.

Mbështetja për grupin ekstremist të Shtetit Islamik në Afganistan është në rritje e sipër.

XS
SM
MD
LG