Ndërlidhjet

Partitë pro pavarësisë fitojnë në Kataloni


Foto ilustruese.
Foto ilustruese.

Partitë të cilat përkrahin idenë e ndarjes së Katalonisë nga Spanja, kanë fituar shumicën e vendeve në parlamentin rajonal.

Nga rezultatet e votimit del se grupi i separatistëve “Sëbashku për Po”, ka fituar 62 vende, nga 135 sa ka gjithsej parlamenti.

Nëse ata bashkohen me partitë e majta, të cilat përkrahin idenë e pavarësisë së Katalonisë, ata do t’i kenë 68 ulëse në parlament, po aq sa nevojiten për të shtyre planin për pavarësimin e Katalonisë, nga Spanja, në vitin 2017.

Separatistët kanë përkrahur referendumin e pavarësisë për një kohë të gjatë, gjë të cilën qeveria qendrore në Spanjë nuk e lejon.

Parlamenti me seli në Barcelonë, është rajon me 7.5 milionë banorë, në kufi me Francën, dhe përfaqëson gati 1/5 e prodhimit ekonomik të Spanjës.

XS
SM
MD
LG