Ndërlidhjet

Talibanët sulmojnë qytetin kryesor në Afganistan


Foto arkivi.
Foto arkivi.

Talibanët në Afganistan kanë ndërmarrë sulme të reja në kryeqytetin e provincës afgane në Kunduz.

Zëdhënësi i policisë rajonale Sayed Sarwar Hussaini ka thënë se militantët kanë sulmuar Kunduzin, nga disa anë, me artileri.

“Luftime të ashpra po zhvillohen në Khanabad, Chardara dhe në Imam Sahed, të cilat janë edhe pikat kryesore hyrëse në qytet.”

Ai ka thënë se 20 talibanë janë vrarë, përderisa tre policë janë plagosur.

Zëdhënësi i talibanëve Zabihullah Mujahid, u ka kërkuar banorëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

XS
SM
MD
LG