Ndërlidhjet

Partitë nacionaliste në Kataloni planifikojnë pavarësinë


Barcelonë, 27 shtator 2015.
Barcelonë, 27 shtator 2015.

Partitë separatiste të Katalonisë kanë thënë se fitorja në zgjedhjet rajonale të së dielës u jep atyre mandatin për të punuar për pavarësinë nga Spanja.

Qeveria në Madrid ka përsëritur se është kundër votimit për pavarësi, duke thënë se nacionalistët nuk kanë siguruar shumicën e votave.

Aleanca kryesore separatiste dhe një parti e vogël pro pavarësisë kanë fituar 72 nga 135 ulëset e parlamentit rajonal.

Pavarësisht shumicës parlamentare, separatistët kanë marrë 47.8 përqind të votave.

Katalonia ka 7.5 milionë banorë dhe përbën rreth një të pestën e prodhimit kombëtar të Spanjës.

XS
SM
MD
LG