Ndërlidhjet

NASA identifikon ujë të rrjedhshëm në Mars


Ilustrim
Ilustrim

Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA, ka njoftuar se ka identifikuar shenja të qarta uji në formë të lëngshme në planetin Mars.

Ky zbulim ngre spekulime për ekzistencën e formave të jetës atje.

Disa miliarda vjet më parë kur Marsi ka qenë planet ende i ri, mendohej se në sipërfaqen e tij kishte lumenj, liqene dhe oqeane.

Shkencëtarët e kanë konfirmuar prej kohësh ekzistencën e ujit në formë të ngrirë në polet e planetit.

Zbulimi i ujit në formë të lëngshme konsiderohet shumë i rëndësishëm për eksplorimet në hapësirë.

XS
SM
MD
LG