Ndërlidhjet

Mustafa takoi zv/ndihmësin e sekretarit amerikan, Yee


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, është takuar të hënën në Nju Jork me zëvendësndihmësin e sekretarit amerikan të shtetit për çështje të Evropës dhe të Euroazisë, Hoyt Yee.

Në takim ka qenë i pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku.

“Kryeministri Isa Mustafa theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin e gjithanshëm të vendit dhe proceset integruese euroatlantike”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Sipas të njëjtit, Mustafa ka kërkuar mbështetjen e SHBA-së për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, anëtarësimin në UNESCO dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare.

Hoyt Yee, në anën tjetër, ka përgëzuar Qeverinë e Kosovës për “konstruktivitetin e treguar në kuadër të proceseve rajonale”.

XS
SM
MD
LG