Ndërlidhjet

Rreth 60 të vrarë në përleshjet midis turqve dhe kurdëve


Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Përleshjet midis forcave turke të sigurisë dhe rebelëve kurdë kanë shkaktuar së paku 60 viktima në juglindje të Turqisë dhe përtej kufirit në Irakun verior.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se mbi 30 rebelë kurdë janë vrarë në një operacion ushtarak ndërkufitar.

Rebelët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit po ashtu kanë vrarë dy policë turq në qytetin Adana.

Ushtria turke, ndërkohë, ka thënë se gjashtë rebelë kurdë janë vrarë të hënën, në një përleshje me forcat e sigurisë pranë kufirit me Irakun.

Ushtria po ashtu ka shtuar se së paku 19 militantë të tjerë janë vrarë nga sulmet ajrore të avionëve turq në veri të Irakut, më 25 shtator.

Erdogan ka thënë se rreth 2,000 rebelë janë vrarë në veri të Irakut dhe në Turqi qysh në muajin korrik.

Rreth 150 policë dhe ushtarë turq po ashtu janë vrarë.

XS
SM
MD
LG