Ndërlidhjet

Hungaria do kuota globale për migrantët


Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto.
Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto.

Hungaria u ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara qe të vendosin kuota globale për migrantët, duke thënë se është e padrejtë që Evropa të marrë shumicën e refugjatëve që ikin nga Siria.

Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, ka thënë se do ta bëjë sot propozimin zyrtar para Kombeve të Bashkuara.

“Sugjerojmë që të gjithë lojtarët e mëdhenj të bartin barrën. Duhet të prezantojmë disa kuota botërore”, ka thënë Szijjarto.

Ai ka shtuar se kuotat duhet t’iu ndahen posaçërisht vendeve që kanë kontribuuar në trazirat në Lindjen e Mesme, duke aluduar në Shtetet e Bashkuara.

Ndërhyrja e SHBA-së në Irak në vitin 2003 është fajësuar për lindjen dhe rritjen e të ashtuquajturit Shteti Islamik në Siri dhe Irak.

Gati 300,000 migrantë kanë kaluar këtë vit përmes Hungarisë, në rrugën e tyre drejt vendeve më të begatta të BE-së.

Hungaria ka kundërshtuar kuotat e Komisionit Evropian për numrin e refugjatëve që secili vend i BE-së duhet të pranojë.

XS
SM
MD
LG