Ndërlidhjet

Ralph Lauren tërhiqet nga udhëheqja e kompanisë


Veshje nga Ralph Lauren
Veshje nga Ralph Lauren

Stilisti me famë botërore, Ralph Lauren, ka njoftuar se jep dorëheqje nga udhëheqja e kompanisë luksoze të modës, të cilën e ka themeluar gati 50 vjet më parë.

Ai do të zëvendësohet në muajin nëntor nga Stefan Larsson, president i kompanisë Old Navy, e cila prodhon rroba me çmime më të lira.

Lajmi ka bërë që aksionet e Ralph Lauren të rriten.

Ralph Lauren ka bërë 7.5 miliardë dollarë nga shitjet e vitit të kaluar.

Lauren ka thënë se pasardhësi i tij është “jashtëzakonisht i talentuar” dhe se do të sjellë një perspektivë të freskët për kompaninë.

XS
SM
MD
LG