Ndërlidhjet

Trump i jep notën “A” Putinit


Donald Trump
Donald Trump

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka dhënë presidentit rus, Vladimir Putin, notën “A” për lidership.

Në një intervistë për kanalin Fox News, Trump, biznesmen miliarder, ka lavdëruar praninë ushtarake të Rusisë në Siri dhe ka thënë se Rusia duhet të mirëpritet në luftën kundër grupit militant të Shtetit Islamik.

Duke iu referuar fotografive të presidentit Barack Obama dhe Putinit, duke shikuar me inat njëri-tjetrin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Trump ka thënë se Putin duket udhëheqës më i mirë.

Sidoqoftë, prania ushtarake e Rusisë në Siri ka shkaktuar shqetësim në Shtëpinë e Bardhë, e cila kërkon largimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad, nga pushteti.

XS
SM
MD
LG