Ndërlidhjet

Kerry: Koordinimi ushtarak mes SHBA-së dhe Rusisë fillon menjëherë


Foto ilustruese.
Foto ilustruese.

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry dhe ministri i jashtëm rus, Sergey Lavrov, janë pajtuar se bisedimet mes ushtrive të dy vendeve duhet të fillojnë më 1 tetor, për të evituar ndonjë aksident në Siri.

Sekretari Kerry ka shprehur shqetësimin, pas takimit të tretë me Lavrovin, se Rusia është duke goditur caqet e grupeve të moderuara, të cilat po e luftojnë regjimin e Bashar Assadit.

Kerry dhe Lavrov kanë deklaruar se kanë ndërruar idetë edhe për tranzicionin politik në Siri.

“ Ne të gjithë duam që Siria të jetë demokratike, e bashkuar dhe sekulare. Një Siri, e cila është shtëpi për të gjitha grupet etnike dhe të drejta e të cilave janë të garantuara. Por ne kemi pikëpamje të ndryshme për disa nga këto tema,” ka thënë Lavrov.

XS
SM
MD
LG