Ndërlidhjet

OKB: Ngritet flamuri i Palestinës


Flamuri i Palestinës në OKB-ë.
Flamuri i Palestinës në OKB-ë.

Flamuri i Palestinës është ngritur për herë të parë në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York.

Në ceremoni ka marrë pjesë edhe presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas.
Gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-ës, Abbas ka thënë se është e paarsyeshme, të mos zgjidhet çështja e shtetësisë së Palestinës.

Ai ka deklaruar se Palestina nuk ndjehet më e obliguar ta respektojë marrëveshjen me Izraelin, të cilën ai ka thënë, ata po “e shkelin vazhdimisht.”

“Përderisa Izraeli refuzon të ndërpres planin e kolonizimit dhe përderisa nuk i liron të burgosurit palestinezë, në përputhje me marrëveshjen tonë, atëherë nuk na mbetet zgjidhje tjetër përveçse të insistojmë se ne jemi të vetmit që po e zbatojmë marrëveshjen,” ka thënë Abbas.

XS
SM
MD
LG