Ndërlidhjet

Besohet se janë vrarë 36 civilë nga sulmet ruse, në Siri


Khaled Khoja.
Khaled Khoja.

Udhëheqësi i grupit opozitarë në Siri, ka thënë se sulmet ruse më 30 shtator, kanë vrarë 36 civilë në mesin e tyre pesë fëmijë, gjë të cilën Rusia e ka mohuar.

Khaled Khoja, lideri i Koalicioni Nacional, që përfshinë grupet opozitare që kanë mbështetjen e perëndimit, ka deklaruar se aktivistët kanë identifikuar 36 civilë, që kanë vdekur në qytetin Homs.

“Të gjithë viktimat ishin civilë,” ka thënë Khoja në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Ka qenë mjaft e qartë se intervenimi i Rusisë është për të mbështetur regjimin e Assadit, për të mbështetur më shumë vrasje në Siri dhe për të krijuar më shumë atmosferë kaosi.”

Sulmet kanë goditur edhe një bazë të Armatës për Sirinë e Lirë, po që nuk ka pasur viktima.

Moska insiston se ka goditur 20 caqe të grupit të Shtetit Islamik, por Khoja thotë se aty nuk ka caqe.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme ruse i ka quajtur deklaratat e Khojes si “të pavërteta: dhe pjesë e “luftës informative.”

XS
SM
MD
LG