Ndërlidhjet

Rrite numri i viktimave iraniane pas tragjedisë së Mekës


Ayatollah Ali Khamenei.
Ayatollah Ali Khamenei.


Gati është dyfishuar numri i iranianëve të vdekur gjatë incidentit në Mekë.

Organet atje nuk besojnë se do të gjinden pelegrinët tjerë, të zhdukur.

“Shtatë ditë pas tragjedisë gjendja e të gjithë pelegrinëve të plagosur është e qartë,” ka raportuar organizata për haxhillëk e Iranit.

Ata kanë thënë se 464 pelegrinë iranianë kanë vdekur në Mekë, më 24 shtator.

Autoritetet e Arabisë Saudite kanë thënë se numri total i të vdekurve në këtë tragjedi është 769 persona.

Lideri supremë i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei e ka paralajmëruar Arabinë Saudite, për masa “të ashpra”, nëse kjo e fundit dështon t’i riatdhesojë trupat e viktimave iranianë.

XS
SM
MD
LG