Ndërlidhjet

Vriten 25 militantë pakistanezë


Pakistan
Pakistan

Ushtria pakistaneze ka thënë se ka vrarë 25 militantë të dyshuar në bastionet e tyre veriperëndimore, në kufi me Afganistanin.

Një zyrtar i inteligjencës pakistaneze ka thënë se gjashtë streha të militantëve janë shkatërruar.

Qeveria ka nisur ofensivën kundër talibanëve pakistanezë vitin e kaluar, sidomos në rajonin e Vaziristanit Verior.

Por, pavarësisht aksioneve kundër militantëve që sulmojnë shtetin pakistanez, Afganistani fqinj thotë se Pakistani lejon që territori i tij të përdoret nga talibanët afganë, që luftojnë Qeverinë në Kabul.

Pakistani mohon një gjë të tillë dhe akuzon Afganistanin dhe Indinë për mbështetje të militantëve që luftojnë Qeverinë pakistaneze.

XS
SM
MD
LG