Ndërlidhjet

Në Paris gjoba edhe për bishtat e cigareve


Ilustrim
Ilustrim

Në Paris kanë hyrë në fuqi masa të rrepta për të ndaluar njerëzit që të hedhin bishtat e cigareve në rrugë.

Njerëzit që kapen duke bërë një gjë të tillë, do të gjobiten me 68 euro.

Zyrtarët e qytetit thonë se rreth 350 tonelata të cigareve hidhen çdo vit në rrugët e Parisit.

Qysh në vitin 2008, Franca e ka të ndaluar duhanin edhe në bare dhe restorante.

Rreth 28 përqind e popullsisë në Francë janë duhanpirës të rregullt, që është një normë relativisht e lartë për Bashkimin Evropian.

Bishtat e cigareve mund të marrin vite kohë derisa të treten dhe ata lirojnë substanca të dëmshme dhe ndotës, thonë ekspertët.

XS
SM
MD
LG