Ndërlidhjet

Talibanët mohojnë dorëzimin e Kunduzit


Kunduz, Afganistan
Kunduz, Afganistan

Luftime të ashpra midis forcave afgane dhe talibanëve kanë vazhduar në qytetin Kunduz, me gjithë pohimet e qeverisë se ajo ka rikthyer kontrollin e zonave kyçe.

Talibanët kanë mohuar se qyteti është rimarrë nga qeveria.

Zëdhënësi Zabihullah Mujahid ka thënë se “flamuri i talibanëve vazhdon të valojë”.

Kapja e qytetit të hënën nga grupi militant ka qenë një goditje e madhe për presidentin afgan, Ashraf Ghani.

Kunduzi, me një popullsi prej 300,000 banorësh, është njëri nga qytetet më të mëdha të Afganistanit.

Ai ka rëndësi trategjike dhe ekonomike, sepse përfshin një rrugë të rëndësishme të tregtisë nga Taxhikistani.

XS
SM
MD
LG