Ndërlidhjet

Tifozët e Spartës bojkotojnë klubin për shkak të migrantëve


Ilustrim
Ilustrim

Tifozët e klubit çek të futbollit, Sparta, do të injorojnë ndeshjen e sotme me ekipin Apoel Nicosia, në kuadër të Ligës Evropiane.

Ky veprim vjen në shenjë proteste ndaj planit të klubeve evropiane për të dhuruar nga një euro nga çdo biletë e shitur, për të ndihmuar migrantët që arrijnë në Evropë.

Shoqata e Klubeve Evropiane ka kërkuar muajin e kaluar nga të gjitha klubet që marrin pjesë në Ligën e Kampionëve dhe Ligën Evropiane që t’i bëjnë donacionet pas rrethit të parë të ndeshjeve që janë luajtur në shtator dhe vazhdojnë në fillim të tetorit.

Ultra-tifozët e Spartës kanë njoftuar në faqen e tyre në Facebook se grupi, pas një debati të gjatë, ka vendosur të distancohet nga ndeshja.

“Jemi të vetëdijshëm se do të dobësojmë lojtarët tanë në fushë, por nuk do të pranojmë praktikat e pista të organizatave që në njërën anë dënojnë politikën në sport, por më pas e detyrojnë atë te ne”, ka thënë grupi i tifozëve të Spartës.

“Ne mund të jetojmë me humbjen e 3 pikëve, por nuk mund të humbasim Evropën”, kanë thënë ata.

Republika Çeke është në mesin e disa shteteve të Evropës që kundërshtojnë planet e Komisionit Evropian për caktimin e kuotave për migrantët që secili vend i BE-së duhet t’i pranojë.

XS
SM
MD
LG