Ndërlidhjet

Hollande, Putin bisedojnë për Sirinë


Hollande dhe Putin - foto arkivi
Hollande dhe Putin - foto arkivi

Presidenti i Francës, Francois Hollande, do të takojë sot në Paris homologun rus, Vladimir Putin, për të biseduar për sulmet ajrore të Rusisë në Siri.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se Rusia është duke sulmuar opozitën siriane pa dallim dhe jo vetëm grupin ekstremist të Shtetit Islamik (IS), ashtu siç pretendon.

Franca ka thënë se është e rëndësishme që Rusia të jetë e sinqertë.

Ushtria franceze, ashtu si edhe ajo e Shteteve të Bashkuara, janë duke sulmuar nga ajri caqet e Shteti Islamik në Siri dhe Irak.

“Është e rëndësishme që sulmet, pavarësisht se kush i kryen ato, të sulmojnë Daeshin (IS) dhe jo grupet e tjera”, ka thënë Hollande.

Rusia ka nisur më 30 shtator ofensivën në Siri.

XS
SM
MD
LG