Ndërlidhjet

Franca hap hetime kundër Volkswagen-it


Ilustrim
Ilustrim

Autoritetet franceze kanë hapur hetime ndaj prodhuesit të makinave Volkswagen, për shkak të manipulimit me testet për shkarkimin e gazrave.

Prokurori në Paris ka thënë se po heton dyshimet për “mashtrim të rëndë”.

Muajin e kaluar, Volkswagen ka pranuar se 11 milionë makina të tij janë pajisur me një softuer që ka dhënë rezultate me pozitive për gazrat shkarkues.

Fabrika gjermane ka ndarë tashmë 6.5 miliardë euro për mbulimin e skandalit.

Po sot, autoritetet zvicerane kanë ndaluar shitjen e makinave të reja Volkswagen me naftë.

Në Shtetet e Bashkuara, Volkswagen ka ndaluar po ashtu shitjen e makinave të reja me naftë.

Lexoni edhe këtë.

XS
SM
MD
LG