Ndërlidhjet

Merkel, favorite për Çmimin Nobel për Paqe


Kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, mund të fitojë sivjet Çmimin Nobel për Paqe, raporton gazeta me ndikim Bild.

“Kancelarja Angela Merkel ka shanse të mira për të fituar Nobelin për Paqe. Arsyet: Veprimet e saj në krizën në Ukrainë dhe politikat e saj për refugjatë”, shkruan gazeta.

Vitin e kaluar, Çmimin Nobel për Paqe e kanë ndarë aktivistja pakistaneze për të edukimin e vajzave, Malala Yousafzai, dhe aktivisti indian i të drejtave të fëmijëve, Kailash Satyarthi.

Këtë vit, janë propozuar 276 personalitete për Çmimin Nobel për Paqe.

Instituti Alfred Nobel nuk i zbulon kurrë emrat në listë.

Ndarja e çmimeve të sivjtme Nobel nis javën e ardhshme.

XS
SM
MD
LG