Ndërlidhjet

SHBA: Vrasësi në kolegj – i pajisur me shumë armë


Ekipet e shpëtimit në aksion pas vrasjeve në kolegjin amerikan në Roseburg të Oregonit
Ekipet e shpëtimit në aksion pas vrasjeve në kolegjin amerikan në Roseburg të Oregonit

Personi i armatosur 26 vjeçar, Christopher Sean Harper-Mercer, që ka hapur zjarr në kolegët e tij studentë, duke i vrarë nëntë vetë, ishte një i arratisur nga një kamp ushtarak amerikan, i cili ishte i fascinuar me të shtëna në masë.

Një ditë pas vrasjeve mizore në qytetin Roseburg në Oregon, autoritetet thanë se ai kishte të veshur një xhaketë mbrojtëse dhe në shkollë kishte sjellur së paku gjashtë armë dhe pesë karikatorë të plumbave.

Hetuesit thanë se në banesën ku jetonte me nënën e tij, ai i kishte edhe shtatë pushkë të tjera.

Zyrtarët i kanë publikuar edhe emrat e të vrarëve, që janë të moshës prej 18 e deri në 67 vjeç, përfshirë edhe studentë të vitit të parë dhe një arsimtar.

Ata që e kanë njohur e kanë përshkruar si një njeri i vetmuar me karakter të vështirë.

Profilet e tij në mediat sociale tregojnë se Harper-Mercer ishte i fascinuar me Armatën Republikane Irlandeze dhe i frustruar me religjionin e organizuar tradicional.

Ai kishte gjurmuar për të shtënat në masë. Në një postim, ai kishte kërkuar nga lexuesit që t’i shikojnë fotografitë e dy reporterëve televizivë, që ishin vrarë në muajin gusht në Virgjinia.

“Sa më tepër njerëz që i vrani, aq më tepër ju jeni në qendër të interesimit”, kishte theksuar ai.

XS
SM
MD
LG