Ndërlidhjet

Iran: Arritën trupat e parë të pajetë nga rrëmuja në Haxhillëk


Pelegrinët e plagosur në Haxhillëk duke arritur në aeroportin e Teheranit
Pelegrinët e plagosur në Haxhillëk duke arritur në aeroportin e Teheranit

Aeroplani i parë me trupat e pajetë të pelegrinëve iranianë të vrarë në rrëmujën gjatë Haxhillëkut në Arabinë Saudite, ka rritur sot në Teheran, nëntë ditë pas vdekjeve shkaktërruese, që edhe më tepër i kanë ashpërsuar raportet edhe ashtu të tensionuara ndërmjet dy rivalëve rajonalë.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, dhe zyrtarët e tjerë të lartë, ishin sot në aeroport për ta pritur aeroplanin, ku ishin trupat e pajetë të 104 pelegrinëve nga Irani.

Televizioni shtetëror iranian raportoi se më vonë gjatë ditës do të arrijë edhe një aeroplan tjetër me trupat e tjerë të personave, që e humbën jetën në Arabinë Saudite.

Autoritetet saudite thonë se 769 pelegrinë e hembën jetën gjatë rrëmujës së krijuar afër Mekës, që vlerësohet se është tragjedia më e madhe që ka ndodhur në historinë e fundit, 25 vjeçare të Haxhillëkut.

Duket se në këtë tragjedi kanë vdekur 464 pelegrinë iranianë.

Irani e ka akuzuar Arabinë Saudite për “keqmenaxhim” të pelegrinazhit.

XS
SM
MD
LG