Ndërlidhjet

UEFA: Procedurë për racizëm në duelin Lokomotiva – Skenderbeu


Pamje e simpatizuesve rusë gjatë ndeshjes Lokomotiva - Skenderbeu në Moskë, që kanë brohoritur slogane antishqiptare
Pamje e simpatizuesve rusë gjatë ndeshjes Lokomotiva - Skenderbeu në Moskë, që kanë brohoritur slogane antishqiptare

UEFA e ka hapur procedurën për racizëm kundër Lokomotivës së Moskës, për shkak të broohoritjeve së simpatizuesve të këtij klubi rus në ndeshjen e Kupës së Evropës.

Lokomotiva tashmë ka këkruar falje për shkak të sloganeve antishqiptare, që ishin dëgjuar gjatë ndeshjes kundër skuadrës Skenderbeu nga Shqipëria, të enjten e kaluar. Lokomotiva fitoi me rezultat 2:0.

Grupet e simpatizuesve nacionalistë rusë të futbollit janë mbështetës të fuqishëm të qëndrimit të Serbisë ndaj Kosovës, e cila ka shpallur pavarësi në vitin 2008, raporton agjencia AP.

Organi disiplinor i organizatës evropiane të futbollit (UEFA) mund të imponoj sanksione kundër Lokomotivës, në dëgjimin e rastit, më 15 të këtij muaji.

XS
SM
MD
LG