Ndërlidhjet

NATO dënon veprimin e Rusisë, në Turqi


Foto arkivi.
Foto arkivi.

NATO ka dënuar shkeljen ajrore të Turqisë, nga ana e Rusisë, duke e cilësuar si veprim të rrezikshëm dhe të papërgjegjshëm.

Pas një mbledhje urgjente NATO ka thënë se “aleatët e kundërshtojnë fuqishëm shkeljen sovrane të hapësirës ajrore të Turqisë dhe dënon këtë shkelje të hapësirës ajrore të NATO-së.”

“Aleatët tërheqin vërejtjen për një veprim të tillë të rrezikshëm dhe të papërgjegjshëm,” thuhet në deklaratë.

Ministria e jashtme e Turqisë ka thënë se aeroplanët luftarakë të Rusisë e kanë dhunuar hapësirën ajrore të Turqisë.

Ministria e jashtme turke, mëtutje, njoftoi se dy aeroplanë luftarakë turq të tipit F-16 e kanë detyruar aeroplanin rus që të largohet nga hapësira ajrore e Turqisë.

NATO ka kritikuar sulmet ajrore të Rusisë, në Siri, të cilat po i targetojnë grupet që po luftojnë kundër presidentit sirian, Bashar al –Assad.

XS
SM
MD
LG