Ndërlidhjet

Kriza me migrantë, BE mblidhet në Luksemburg


Gjermani...
Gjermani...

Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian mblidhen sot në Luksemburg për të diskutuar planet për të përshpejtuar dëbimin e azilkërkuesve të refuzuar.

Ata pritet të miratojnë disa masa, të cilat përfshijnë edhe arrestimin e atyre që mund të arratisen përpara se të dëbohen.

Po ashtu mund të kërkohet presion më i madh në vendet e origjinës për të riatdhesuar njerëzit.

Samiti vjen në kohën kur vendet e Bashkimit Evropian po përballen me një fluks të madh migrantësh që ikin nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika.

Mbi 600,000 njerëz kanë arritur vetëm këtë vit në BE.

XS
SM
MD
LG