Ndërlidhjet

ICC: Kërkon prova për krimet në konfliktin mes Rusisë dhe Gjeorgjisë


Prokurorja Fatou Bensouda.
Prokurorja Fatou Bensouda.


Gjykata Ndërkombëtare për Krime (ICC) ka thënë se prokurorët e saj planifikojnë të hetojnë, për krime të mundshme lufte, ose krime kundër njerëzimi, të kryera në vitin 2008, gjatë konfliktit mes Rusisë dhe Gjeorgjisë.

Në një deklaratë të ICC-ës, prokurorja Fatou Bensouda ka nxjerrë në përfundim “se ka bazë të mjaftueshme për të besuar” se janë kryer krime në konfliktin, i cili ka zgjatur pesë ditë, për të shkëputur rajonin e Osetisë jugore, të cilën Rusia e ka njohur si vend të pavarur.

Kërkesa e prokurores Bensouda duhet të miratohet nga gjyqtarët e gjykatës së Hagës

Hetimet rreth konfliktit Gjeorgji-Rusi, mund të vërtetojnë kryerjen e krimeve të luftës apo krimeve kundër njerëzimit, nga të dyja palët, në gusht të vitit 2008.

Me qindra persona kanë humbur gjatë konfliktit, ndërkohë që me mijëra të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Grupi për të drejtat e njeriut “Human Rights Watch” kishte thënë në 2009 se kishte gjetur prova se të dyja palët kishin kryer krime, gjatë konfliktit.

Gjykata Ndërkombëtare për Krime, është themeluar më 2002, për të hetuar krimet ndërkombëtare.

Gjykata e Hagës, është duke e shqyrtuar mundësin për të nisur, apo jo, hetime edhe për krime të kryera në lindje të Ukrainës, ku rebel të mbështetur nga Rusia, janë duke luftuar kundër qeverisë së Ukrainës, që nga viti 2014.

XS
SM
MD
LG