Ndërlidhjet

Nisma reagon ndaj bastisjes së zyrave të VV-së


Nga senaca e së enjtes në Kuvendin e Kosovës...
Nga senaca e së enjtes në Kuvendin e Kosovës...

Partia Nisma për Kosovën ka thënë se bastisja nga ana e policisë e zyrave të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, si dhe presioni policor ndaj deputetëve, "duke i ftuar në intervistë dhe duke i kërcënuar me arrestim" Albin Kurtin dhe Albulena Haxhiun, janë veprime pa precedent të pushtetit aktual, që “nuk kanë guxuar assesi të ndodhin”.

“Nisma për Kosovën dënon veprimet e tilla dhe u bën thirrje organeve relevante të zbatimit të ligjit që të mos lejojnë të përdoren nga politika”, thuhet në reagimin e kësaj partie.

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur në orët e pasdites se Policia e Kosovës ka bastisur zyrat e deputetëve të saj, si dhe të Grupit Parlamentar në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Vetëvendosjes, policia ka filluar të ushtrojë presion edhe ndaj deputetëve, duke ftuar në intervistë Kurtin dhe Haxhiun në lidhje me aksionet e opozitës në Kuvend.

Të enjten, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të partive të tjera opozitare kanë penguar deputetët e tjerë në Kuvend me fishkëllima të bilbilave, me hedhje të ujit dhe të gazit lotsjellës, në shenjë kundërshtimi për marrëveshjen me Serbinë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe për marrëveshjen me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.

“Veprimet e opozitës janë politike, prandaj asnjë masë policore nuk do të mund të frikësojë dhe zbrapsë opozitën e bashkuar”, thuhet në reagimin e partisë Nisma për Kosovën.

XS
SM
MD
LG