Ndërlidhjet

Izraeli sulmon Hamasin në Rripin e Gazës


Gaza - foto arkivi
Gaza - foto arkivi

Izraeli ka bërë të ditur se avionët e tij kanë goditur dy objekte me armë të Hamasit në Rripin e Gazës.

Ushtria ka thënë se sulmet kanë qenë përgjigje për dy raketa të hedhura nga Gaza në jug të Izraelit.

Burimet spitalore kanë bërë të ditur se një grua palestineze dhe vajza e saj janë vrarë nga sulmet.

Ditëve të fundit ka pasur tensione të larta midis izraelitëve dhe palestinezëve, për shkak të qasjes në një vend në Jerusalemin Lindor, i cili është i shenjtë edhe për hebrenjtë, edhe për myslimanët.

Të shtunën, policia izraelite ka qëlluar për vdekje dy të rinj palestinezë në një përleshje pranë kufirit me Gazën.

Më herët, dy palestinezë kanë kryer sulme me thika në Jerusalem dhe më pas janë vrarë nga policia.

XS
SM
MD
LG