Ndërlidhjet

SHBA paguan kompensim për viktimat në Kunduz


Kunduz, Afganistan
Kunduz, Afganistan

Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka thënë se do të paguajë kompensim për familjet e viktimave të një sulmi ajror në një spital në veri të Afganistanit.

Më 3 tetor, Shtetet e Bashkuara kanë goditur spitalin e udhëhequr nga organizata bamirëse Mjekët pa Kufij, duke vrarë së paku 22 pacientë dhe staf të Mjekëve pa Kufij.

SHBA ka thënë se sulmi ka qenë gabim dhe se ka pasur për qëllim të godasë kryengritësit talibanë.

Mjekët pa Kufij e kanë cilësuar sulmin si krim të luftës dhe kanë bërë thirrje për hetime ndërkombëtare të tij.

“Departamenti i Mbrojtjes beson se është e rëndësishme që të adresohen pasojat e incidentit tragjik”, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka kërkuar falje për incidentin.

XS
SM
MD
LG