Ndërlidhjet

Iran, merret vendimi në rastin e gazetarit të WP-së


Jason Rezaian
Jason Rezaian

Autoritetet iraniane kanë lëshuar një vendim në rastin e gjykimit të gazetarit të gazetës Washington Post, Jason Rezaian.

Zëdhënësi i gjyqësorit iranian, Gholamhossein Mohseni Ejeie, nuk ka dhënë asnjë hollësi në lidhje me vendimin.

“Vendimi mund të apelohet. Gjykata pret dhe nëse nuk merr asnjë ankesë, vendimi merr formë të prerë”, ka thënë Ejeie.

Sipas ligjit iranian, i akuzuari ka 20 ditë kohë për të apeluar vendimin.

Rezaian, i cili ka edhe shtetësi iraniane, edhe amerikane, është burgosur në Iran për më shumë se një vit, nën akuzat për spiunazh.

Gazeta Washington Post, Qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe organizata të mëdha për lirinë e shtypit në gjithë botën kanë dënuar rastin.

XS
SM
MD
LG