Ndërlidhjet

“Është rekomanduar” hapja e kapitullit 35 me Serbinë


Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian.
Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian.

Komisioni Evropian dhe Këshilli Evropian për punë të jashtme i kanë paraqitur Këshillit të ministrave të BE-së rekomandimin për hapjen e kapitullit 35 të negociatave me Serbinë për anëtarësimin e saj në bllok.

Sipas mediave serbe, kështu ka deklarauar Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian.

Kapitulli 35 ka të bëjë me çështjen e Kosovës.

“U përket shteteve anëtare të marrin në konsideratë performancën e Serbisë dhe të vendosin për hapjen e kapitullit të ri”, ka thënë Mogherini, raporton B92.

XS
SM
MD
LG