Ndërlidhjet

Mustafa kërkon mbështetjen e EPP-ës, për integrime evropiane


Pamje nga takimi.
Pamje nga takimi.

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kryeministri Isa Mustafa, u takua me kryetarin e Partisë Popullore të Evropës, Joseph Daul, thuhet në një njoftim të LDK-ës.

“Mustafa theksoi se prioritet i Qeverisë së tij mbetet zhvillimin e ekonomik i vendit. Ai po ashtu kërkoi përkrahje nga EPP-ja në procesin e liberalizimit të vizave dhe integrimeve evropiane.”

Kryetari Daul pasi e e ka përgëzuar kryetarin Mustafa për punën e qeverisë së tij “ai u shpreh i tronditur thellë për keqtrajtimin e Kryeministrit Mustafa në Parlamentin e Kosovës. Daul edhe njëherë theksoi se për EPP-ën, respekti për institucionet demokratike është thelbësore për diskursin politik në vend,” thuhet në njoftim për media.

LDK-ja është anëtare e Partive Popullore të Evropës.

XS
SM
MD
LG