Ndërlidhjet

Meryl Streep, në krye të jurisë së Berlinales më 2016


Meryl Streep
Meryl Streep

Ylli i Hollivudit, Meryl Streep, do të kryesojë jurinë e Festivalit të Filmit në Berlin, vitin e ardhshëm.

Organizatorët kanë thënë se Streep do të jetë presidente e Berlinales së 66-të, e cila do të zhvillohet nga 11 deri më 21 shkurt, 2016.

“Është emocion të kthehesh në festival në çfarëdo rrethane, por e pres me kënaqësi të madhe detyrën në juri”, ka thënë Streep.

Do të jetë kjo hera e parë që Streep do të marrë pjesë në jurinë e një festivali.

Berlinalja është festivali më i madh vjetor i filmit në Evropë.

XS
SM
MD
LG