Ndërlidhjet

Mustafa: Kosovës i duhet stabilitet politik


Pamje arkivi.
Pamje arkivi.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka konfirmuar mbështetjen e Bashkimit Evropianë për Kosovën.

Në një postim në Facebook, pas kthimit nga Brukseli, Mustafa ka thënë se Kosova ka mbështetjen e e BE-së dhe dhe SHBA-së, për “fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtarë,” të Kosovës.

“Ne po punojmë pareshtur për ta bërë Kosovën anëtare të UNESCO-s dhe jemi të sigurt se këtë do ta arrijmë brenda pak ditësh. Brenda pak javësh, Kosova do ta nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian. Për një periudhë të shkurtër ne do të përmbyllim detyrat tona dhe do ta marrim datën e Liberalizimit të Vizave."

Mustafa ka konfirmuar se barrikada në urën mbi lumin Ibër, do të hiqet që sot "me mbështetjen e Bashkimit Evropian, ashtu siç është paraparë, ajo do të shndërrohet në urë që lidh e jo më që ndanë qytetin e Mitrovicës.”

Kryeministri Mustafa ka shkruar se Kosovës në këtë fazë i duhet unitet nacional dhe stabilitet politik.

“Nga aktet e dhunës në institucione, ndaj institucioneve të shtetit, institucioneve të pavarura dhe ndaj përfaqësuesve legjitimë të qytetarëve të Kosovës, ne duhet të kthehemi kah debati i bazuar në rregullat demokratike dhe brenda institucioneve përfaqësuese.”

“Konform atij vullneti, ne duhet të sillemi në institucionet e shtetit. Debat në Kuvend në vend të bllokadës. Argumente në vend të akuzave. Vizion për të ardhmen e jo kthim prapa. Kosova ka institucione me legjitimitet qytetar dhe të njohur e mbështetur ndërkombëtarisht. Kosova duhet dhe do të ecë përpara, “ ka shkrua Mustafa në profilin e tij, në Facebook.

Mustafa ka zhvilluar një darkë pune, në Bruksel, me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq.

Darka është realizuar me ftesë të përfaqësueses së lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini.

XS
SM
MD
LG