Ndërlidhjet

Vetëvendosje reagon ndaj paraburgimit të aktivistëve


Prishtinë / Foto nga protestat e së hënës
Prishtinë / Foto nga protestat e së hënës

Lëvizja Vetvendosje, përmes një njoftimi në faqen e tyre në Facebook, ka reaguar ndaj vendimit për paraburgimin e aktivistëve të saj.

"Gjykata ua dha nga 30 ditë paraburgim aktivistëve Ylli Hoxha, Uran Hasani dhe Premton Ibërdemaj. Po i njëjti sistem i drejtësisë që dje liroi nga të gjitha akuzat djalin e Isa Mustafës, po zhvillon represion mbi kundërshtarët politikë të kryeministrit", thuhet në njoftim.

Sipas Lëvizjes Vetvendosje, "pushteti në njërën anë e ka vënë Kuvendin e Kosovës nën kontroll të rreptë policor, e në anën tjetër po dënon politikisht aktivistët e pafajshëm".

Vetëvendosje ka thënë se "kjo situatë nuk do të tolerohet".

Prokuroria Themelore e Kosovës ka kërkuar që 5 të pandehurit, të mbahen në paraburgim për një muaj, ndërsa 4 të tjerë, të paraqiten rregullisht në stacionin e policisë.

Po ashtu, Prokuroria ka kërkuar nga deputetët e Lëvizjes Vetvendosje, Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu, që të paraqiten në polici, për të sqaruar përfshirjen e tyre në incidentin me gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Policia e Kosovës ka ndaluar aktivistët, të hënën në mbrëmje, teksa ata po protestonin duke kërkuar lirimin e deputetit të Lëvizjes Vetvendosje, Albin Kurti.

XS
SM
MD
LG