Ndërlidhjet

BE dhe Turqia diskutojnë për krizën e migrantëve


Foto arkivi.
Foto arkivi.

Vendet e Bashkimit Evropian do të diskutojnë masat për të lehtësuar krizën e migrantëve që ka kaluar rajonin. Pjesë e bisedimeve do të jetë edhe Turqia, raporton BBC.

Rreth 600 mijë migrantë kanë arritur në BE, përmes detit.

Në Turqia janë vendosur rreth dy milionë migrantë, shumica nga të cilët janë larguar nga Siria.

Para samitit, kancelaria gjermane, Angela Merkel ka thënë se duhet përpjekje e përbashkët e BE-së, për t’u ballafaquar me krizën.

“Shumica e migrantëve të cilët vinë në BE, arrijnë përmes Turqisë. Ne nuk mund ta ndalojmë këtë krizë të migrantëve nëse nuk bashkëpunojmë me Turqinë. “

Vendet e BE-së, shpresojnë se 28 liderët e vendeve të BE-së, do arrijnë një marrëveshje me Turqinë.

XS
SM
MD
LG