Ndërlidhjet

VW duhet të tërheqë 2.4 milionë makina


Ilustrim
Ilustrim

Prodhuesi i makinave Volkswagen është urdhëruar të tërheqë 2.4 milionë makina nga tregu gjerman.

Urdhri ka ardhur nga Autoriteti Federal i Transportit, pas skandalit të Volkswagen-it me testet e shkarkimit të gazrave.

Ndërkohë në Itali, policia ka bastisur sot zyrat e Volkswagen-it në Veronë dhe të Lamborghini-t në Bolonjë.

Sipas raporteve, prokurorët italianë po hetojnë një mashtrim të dyshuar komercial.

Muajin e kaluar, Volkswagen ka pranuar se 11 milionë makina të tij janë pajisur me një softuer që ka dhënë rezultate më pozitive për gazrat shkarkues.

Fabrika gjermane e makinave ka ndarë tashmë 6.5 miliardë euro për mbulimin e skandalit.

XS
SM
MD
LG