Ndërlidhjet

Bllokada e Kuvendit "mund të ndikojë negativisht" ekonominë


Prishtinë, 16 tetor 2015.
Prishtinë, 16 tetor 2015.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot një takim me shefin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Jacques Miniane.

"Bashkëbiseduesit diskutuan për ndikimin e gjendjes aktuale në Kosovë në trendet e zhvillimit ekonomik dhe treguesit financiarë të vendit", thuhet në komunikatën e lëshuar nga zyra e kryeparlamentarit.

Miniane ka shprehur shqetësimin e institucionit që ai përfaqëson se bllokada e krijuar në Kuvendin e Kosovës mund të ketë ndikim negativ në objektivat fiskalë të Kosovës, të paraparë për vitin 2015, si dhe në marrëveshjet që ka FMN-ja me Qeverinë e Kosovës.

Veseli, nga ana e tij, ka thënë se “institucionet e Kosovës do të zbatojnë përgjegjësitë e tyre për të mos lejuar dëmtimin e proceseve që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, stabilitetin financiar dhe ambientin e përshtatshëm për investime ekonomike”.

XS
SM
MD
LG