Ndërlidhjet

Suedia ndan 70 milionë euro për Kosovën


Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes...
Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes...

Kosova dhe Suedia kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, që synon ngritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Marrëveshja kap vlerën prej 70 milionë eurosh.

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, i cili ka nënshkruar sot këtë marrëveshje, ka thënë se fokus i saj do të jetë integrimi ekonomik me BE-në, zhvillimi i një ekonomie funksionale të tregut, fuqizimi i demokracisë, respektimi më i madh i të drejtave të njeriut dhe sundimi i ligjit në një mjedis më të mirë.

Nga ana suedeze, këtë marrëveshje e ka nënshkruar shefi i Misionit në Ambasadën e Suedisë në Kosovë, Henrik Nilsson.

XS
SM
MD
LG