Ndërlidhjet

Presidentja Jahjaga mori pjesë në ushtrimin fushor të FSK-së


Pamja nga takimi.
Pamja nga takimi.


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka marr pjesë në ushtrimin fushor të Forcës së Sigurisë së Kosovës “Shqiponja 4”, njofton zyra e presidentes.

Presidentja Jahjaga ka thënë se Kosova duhet të krenohet për të arriturat dhe për përparimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Për shkak të këtyre të arriturave, për shkak të këtij përparimi dhe për shkak të këtij vullneti, duhet të arrijmë qëllimin tonë drejt transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, proces ky i cili e përmbyll edhe infrastrukturën e sigurisë së Republikës së Kosovës dhe konsolidimin tonë si shtet,” tha Jahjaga në një prononcim për media.

Presidentja, ka përgëzuar Komandantin e FSK-së, Gjeneral Rrahman Ramën dhe Ministrin e FSK-së, Haki Demolli, për realizimin e suksesshëm të ushtrimit fushor.

XS
SM
MD
LG