Ndërlidhjet

Migrantët arrijnë në kufirin e Kroacisë me Slloveninë


Migrantët në kufirin ndërmjet Sllovenisë dhe Kroacisë
Migrantët në kufirin ndërmjet Sllovenisë dhe Kroacisë

Migrantët që depërtojnë në vendet e Bashkimit Evropian, kanë filluar të arrijnë në kufirin e Kroacisë me Slloveninë, pasi Hungaria e ka mbyllur mbrëmë në mesnatë kufirin me Kroacinë.

Policia e Sllovenisë tha sot se autobusët me migrantë kanë arritur në një vendkalim kufitar dhe janë regjistruar.

Megjithatë, Sllovenia e ka pezulluar qarkullimin e trenave me Kroacinë, në përpjekje për ngadalësimin e lëivzjes së njerëzve nga Siria, Iraku, Afganistani dhe Afrika, nëpër të ashtuquajturën rrugë tokësore ballkanike, për në shtetet perëndimore të Bashkimit Evropian.

Organizata Amensty International e ka kritikuar sot vendimin e Hungarisë, duke theksuar se “bazohet në mbajtjen e refugjatëve në Turqi” dhe i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian, që të garantoj “rrugë të sigurt dhe legale për refugjatët që të arrijnë në Evropë”.

Shumica e imigrantëve thonë se po largohen nga dhuna dhe varfëria.

XS
SM
MD
LG