Ndërlidhjet

Obama: Të ndërmerren hapa për tërheqjen e sanksioneve kundër Iranit


Barack Obama
Barack Obama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka urdhëruar sot qeverinë amerikane që të ndërmerr hapa për tërheqjen e sanksioneve kundër Iranit, në harmoni me marrëveshjen atomike, të arritur në muajin korrik, ndërmjet gjashtë fuqive botërore dhe Iranit.

“Në këtë mënyrë kërkoj nga ju që të ndërmerrni të gjithë hapat e domosdoshëm për fillimin e përkushtimeve të Shteteve të Bashkuara lidhur me sanksionet”, thuhet në memorandumin e zotit Obama dërguar sekretarit amerikan të shtetit, të energjisë, të tregtisë dhe thesarit.

Obama ka kërkuar nga sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, që të “ndërmerr masa shtesë përkatëse për sigurimin e implementimit të shpejtë dhe efketiv të përkushtimeve të Shteteve të Bashkuara” nga marrëveshja e korrikut.

Sipas marrëveshjes, sanksionet kundër Iranit do të tërhiqen në mënyrë graduale, derisa Irani e kufizon veprimtarinë e tij të ndjeshme atomike.

Shtetet perëndimopre kishin dyshime se Irani po e shfrytëzontze programin atomik për prodhim sekret të armatimit bërthamor.

Këto akuza Irani i ka hedhur poshtë.

Një zyrtar i lartë amerikan ka thënë se lehtësimi i sanksioneve do të bëhet vetëm pasi Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore e OKB-së, do ta verifikoj bashkëpunimin e Iranit me kushtet e marrëveshjes.

Parashihet që ky proces mund të zgjasë më tepër se dy muaj, sa ka paraparë Irani.

XS
SM
MD
LG